KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria do të dyfishojë trupat në Afghanistan
Shqipëria do të dyfishojë tupat në Afghanistan

Shqipëria do të dyfishojë trupat në Afghanistan

Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshavë, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afghanistan. Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi vazhdimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah Aleancës për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të institucioneve në Afghanistan.  Shqipëria, tha Kryeministri, është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afghanistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm. Kryeministri Rama nënvizoi se në përmbushje të angazhimeve të saj në kuadër të misionit të NATO-s në Afghanistan, Shqipëria ka vendosur të dyfishojë prezencën e saj.