KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria do të rinegociojë kontratat në fushën e nxjerrjes së mineraleve, të naftës dhe të gazit
Gjiknuri në Hong Kong: Investoni në Shqipërinë e pasur me energji dhe mineale!

Shqipëria do të rinegociojë kontratat në fushën e nxjerrjes së mineraleve, të naftës dhe të gazit

Qeveria shqiptare parashikon të rinegociojë një pjesë të kontratave në fushën e nxjerrjes së mineraleve, të naftës dhe të gazit, përfshirë dhe kontratën më të madhe në industrinë nxjerrëse të naftës atë me kompaninë kanadeze Bankers Petroleum Ltd. Lajmi është dhënë nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri gjatë publikimit të raportit të vitit 2013-2014 nga Nisma per Transparence ne Industrine Nxjerrese. Zoti Gjiknuri spjegoi se “Po vëmë një tavan që do të thotë se një pjesë e naftës, para se ai të rikuperojë kostot, të futet si naftë e ndashmë për fitim. Pra do të thotë që nafta e vlefshme për tu ndarë mes shtetit dhe privatit të fillojë që në momentin e parë që del fuçia e parë. Që te fucia e parë shteti do të marrë më shumë seç ka marrë deri tani, kjo është fal politikave tona”. Zoti Gjikonuri shtoi se “…ne do të rinegociojmë edhe një pjesë të kontratave që janë në fuqi, përfshirë dhe kontratën më të madhe të Shqipërisë siç është Bankers Petroleum, të cilën do ta rinegociojmë termat pas edhe mbylljes së disa elementëve kontradiktorë ose konfliktualë që kanë të bëjnë me pagesën e tatim fitimit”.
Si një ndër 49 vendet anëtare të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse, EITI, Shqipëria publikon raportet e vitit 2013 dhe 2014 mbi aktivitetin e nxjerrjes së naftës, gazit dhe mineraleve dhe kontributin e kësaj industrie në Buxhetin e Shtetit. Raporti vlerëson në 777 milionë USD prodhimin e industrise nxjerrëse për 2013-ën, dhe 815 milionë USD për vitin 2014. Kontributi i tij në Buxhetin Kombëtar ishte 3.9 për qind i të ardhurave në vitin 2013 dhe 3.5 për qind në vitin 2014. Nafta e papërpunuar përbën rreth 67 për qind të prodhimit të përgjithshëm për të dy vitet. Zoti Gjiknuri paralajmëroi dhe një interes në rritje për dontorët e huaj. Ai vuri në dukje se 80 për qind e investimeve të huaja nga donatorë janë të adresuar në sektorin energjitik.