KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shqipëria, pjesëtare e panairit ndërkombëtar “FOODEX JAPAN 2016”
Panairi ndërkombëtar “FOODEX JAPAN 2016”

Shqipëria, pjesëtare e panairit ndërkombëtar “FOODEX JAPAN 2016”

Shqipëria është pjesëtare e Panairit ndërkombëtar “FOODEX JAPAN 2016” i cili po zhvillohet në Tokio të Japonisë nga data 8 deri me 11 mars. Shqipëria merr pjesë për herë të parë në këtë Panair dhe përfaqësohet nga tre kompani të suksesshme me produkte ushqimore “Made in Albania”. Ky panair ofron mundësi për krijimin e urave të bashkëpunimit mes kompanive shqiptare dhe atyre aziatike me qëllim depërtimin e tyre në këtë treg. Gjatë ditëve te panairit , Përfaqësuesit e AIDA-s do të zhvillojnë takime zyrtare me homologët e tyre në Japoni si edhe me disa kompani të mëdha japoneze për të diskutuar rreth mundësive konkrete për të bashkëpunuar dhe investuar në tregun shqiptar. Ky panair është më i madhi i këtij lloji në kontinentin Aziatik dhe zhvillohet prej 40 viteve rradhazi, ku marrin pjesë mbi 3700 kompani prestigjioze nga 79 vende të botës.