KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria feston ndërrimin e viteve
Shqipëria feston ndërrimin e viteve

Shqipëria feston ndërrimin e viteve

Shqiptarët ju bashkuan më 31 dhjetor festës mbarëbotërore të ndërrimit të viteve. Shumica preferuan ta kalonin si zakonisht pranë vatrave familjare, por jo pak kishin rezervuar në lokalet e shumta që ofruan ngrohtësinë e kësaj ngjarje të vecante. Qendrat e qyteteve shqiptare ishin kthyer ndërkohë në ambiente feste, ku shumica e të pranishmëve ishin të rinj, pavarësisht temperaturave të ulta nën zero që ofroi ky fundviti. Minutat e ndërrimit të viteve u kthyen në spektakle gjigande fishekzjarresh, muzike të zgjedhur dhe urimesh të shumta për një vit të ri të begatë për të gjithë. Si zakonisht në këto momente nuk munguan urimet deklarative të udhëheqësve politike, por edhe përfaqësuesve të fesë, disa prej të cilëve u shfaqën mes festuesve, por edhe në ekranet televizive. Ndërsa janë bërë bilancet e vitit 2015 që lamë pas, tani po shikohet drejt vitit 2016. Për Shqipërinë kryeministri Rama tha se mbetet viti vendimtar i reformave për të rilindur vendin, ndonëse opozita po kërkon me ngulm zgjedhje të parakohshme.