KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Shqipëria fiton 3-1 ndaj Katarit dhe përgatitet për Ukrainën
Shqipëria fiton 3-1 ndaj Katarit dhe përgatitet për Ukrainën

Shqipëria fiton 3-1 ndaj Katarit dhe përgatitet për Ukrainën

Shqipëria ka fituar 3-1 në një takim miqësor ndaj Katarit, luajtur në Hartberg të Austrisë, në kuadër të përgatitjeve para finaleve të “Francë 2016”. Ndonëse skuadra e Katarit ka shënuar që në minutën e parë me anë të Abdulkarim Hasan Fadlalla, përsëri ekipi i De Biazit ka arritur të fitojë duke shënuar rregullisht në çdo 20 minuta. Kështu Arlind Ajetin barazoi në minutën e 23-të, Ermir Lenjani në minutën e 40-të, ndërsa Armando Sadiku ka shënuar në të 60-tën golin e tretë. Pas këtij testi të parë të Shqipëria do të luajë më datë  3 qershor në Itali ndaj Ukrainës e cila është edhe ajo një nga finalistet e “Francë 2016”.