KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria forcon kufijtë sipas direktivës europiane
Shqipëria forcon kufijtë sipas direktivës europiane

Shqipëria forcon kufijtë sipas direktivës europiane

Shqipëria do të veprojë konform direktivës europiane të axhendës për refugjatët që do të finalizohet me 17 mars. Drejtori i drejtorisë së Bashkimit Europian në Ministrinë e jashtme Sokol Dedja i tha televizionit publik se Shqipëria është e përgatitur për kontrollin e rreptë të kufirit siç parashikohet në dokumentin paraprak të liderëve europiane të 7 marsit. “Eshtë lajm i mirë fakti që BE nuk parashikon që të zëvendesojë rrugen e mbyllur ballkanike të Maqedonisë me atë të Shqipërisë” tha zoti Dedja. Sipas tij një fluks i pa kontrolluar jo vetëm nuk është zgjidhje situate, por është krejt i pamundur për t’u manaxhuar. Deri tani tha zoti Dedja nuk ka patur kërkesë nga BE për të pranuar kontigjente refugjatësh.
Ndërkohë autoritetet shqiptare vazhdojnë bisedimet në nivel diplomatik. Duke mos përjashtuar gatishmerinë për t’iu përgjigjur njerëzve në nevojë dhe që kërkojnë azil të ligjshëm në BE, zoti Dedja, tha se me menaxhimin e duhur kufiri shqiptar do të jetë nën kontroll. Së shpejti një memorandum mirëkuptimi do të nënshkruhet në niveli ministrash midis Shqiperisë dhe Italisë për forcimin e policisë kufitare.