KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria hap tjetër drejt Euro 2016
Shqipëria hap tjetër drejt Euro 2016

Shqipëria hap tjetër drejt Euro 2016

Shqipëria ka hedhur një hap tjetër drejt realizimit të ëndrës së saj për të marrë pjesë në Euro 2016. Ajo ka arritur një barazim historik 0-0 me Danimarkën në Kopenhagen. Kuq e zinjtë kanë tani 11 pikë po aq sa Danimarka, por me një takim më pak. Në grupin që kryesohet nga Portugalia me 12 pikë, ekipi shqiptar është i vetmi që nuk ka pësuar asnjë humbje. Të hënë në “Elbasan Arena” Shqipëria pret Portugalinë, të cilën e ka mundur në fushën e saj 1-0.