KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Shqipëria humb 3-1 miqësoren me Ukrainën
Shqipëria humb 3-1 miqësoren me Ukrainën

Shqipëria humb 3-1 miqësoren me Ukrainën

Shqipëria humbi 3-1 me Ukrainën, duke i përfunduar jo mirë takimet përgatitore para finaleve të “Euro 2016” që fillojnë pas pak ditësh në Francë. Në fakt rezultati i takimit nuk pasqyron lojën e dy ekipeve e cila ishte plot nerv nga të dy palët dhe mjaftë e ekuilibruar. Ukrainasit shfrytëzuan befasinë dhe racionalitetin duke kënaqur tifozët e tyre të pakët në “Atleti Azzuri” të Bergamos. Ata kaluan që në minutën e 7 në avantazh me anë të Stepanenko, por vetëm pesë minuta më vonë ishte shqiptari Sadiku që barazoi. Edhe në pjesën e dytë ukrainasit shfrytëzuan Befasinë dhe në minutën e 49 shënuan me anë të Jarmolenkos. Ekipi shqiptar u hodh i teri në sulm, madje ukrainasit e quajtën mrekulli që një top i Lenjanit nuk hyri në portë. Dhe kur dukej se gjithshka po shkonte drejt rezultatit 2-1 ylli i futbollit ukrainas Korlobjanka në minutën e 87-të e çoi rezultatin në 3-1.
Ekipi shqiptar do të niset nga Bergamo për në Francë, ku do të bëjë përgatitjet e fundit para takimit më 11 qershor në qytetin e Lensit me përfaqësuesen e Zvicrës në kuadrin e takimeve të grupit A.