KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria humbet 0-2 me Serbinë, por ëndrra e kuqezinjve për Euro 2016 nuk është shuar
Shqipëria humbet 0-2 me Serbinë, por ëndrra e kuqezinjve për Euro 2016 nuk është shuar

Shqipëria humbet 0-2 me Serbinë, por ëndrra e kuqezinjve për Euro 2016 nuk është shuar

Shqiptarët u zhytën në dëshpërim pasi përfaqësuesja e tyre kuqezi pësoi një humbjeje të papritur 0-2 nga rivali i tyre ballkanik Serbia. Kur dukej se takimi i shumëpritur në “Elbasan Arena” do të shkonte drejt barazimit, koha e rregullt kishte përfunduar 0-0, futbollistët serbë shënuan dy herë në portën e portierit Berisha, i cili deri në atë kohë ishte një nga heronjtë e takimit. Kolarov ka shënuar golin e parë në minutën 91’ dhe në minutën e 93  Ljajiç shënoi golin e dytë. Rezultati i takimit e komplikon situatën në grupin I ku ndodhet Shqipëria. Ajo ka sërisht 12 pikë dhe gjendet në vendin e tretë dhe shpresat për Euro 2016 ende nuk janë shuar. Po sot Portugalia fitoi 1-0 ndaj Danimarkës dhe do të duhen edhe takimet e ardhshme që situata në grup të qartësohet. Tani Shqipëria do të ndeshet me Armeninë ku do të vendoset i kualifikimit të saj. Deri tani Portugalia ka 18 pikë, Danimarka 13 pikë, Shqipëria 12 pikë, Serbia 4 pikë dhe Armenia 2 pikë.
Atmosfera e derbit ballkanik Shqipëri-Serbi ka kaluar pa probleme, ndonëse tensioni ka qenë mjaft i pranishëm. Autoritetet shqiptare kishin marrë masa serioze që janë vlerësuar nga autoritetet e UEFA-s.