KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Shqipëria humbet 2-0 në minutat e fundit me Francën
Shqipëria humbet 2-0 në minutat e fundit me Francën

Shqipëria humbet 2-0 në minutat e fundit me Francën

Fati keq i minutës së fundit ka goditur sërish Shqipërinë. Vetëm pak sekonda para përfundimit të një 90 minutëshi dramatik, Franca një nga pretendentet kryesore për të fituar “Euro 2016” shënoi me anë të Griezmann një gol duke zhbllokuar rezultatin 0-0. Në minutat shtesë, Payet shënoi një tjetër gol, duke e mbyllur takimin 2-0. Pavarësisht rezultatit, ekipi i De Biazit me mbështetjen entuziaste të mijëra e mijëra shqiptareve në stadiumin “Velodrom” të Marsejës, ka zhvilluar një ndeshje që do të mbahet mend gjatë. Ndonëse  u shfaq  mjaft i mërzitur,  traineri De Biazi  tha pas ndeshjes se duhet të jemi krenarë për skuadrën. Ndërkaq gëzimi mjaft i madh i trainerit francez Deshamp pas golit të parë dhe veçanërisht golit të dytë, për shumë komentatorë ështe shenjë e mirë se ekipi kuq e zi  u paraqit në mënyrë dinjitoze dhe premton për të ardhmen. Shqipëria do të luajë pas katër ditësh me Rumaninë në ndeshjen e fundit në grupi, ku siç tha sulmuesi Sadiku shpresojmë të arrimë diçka pozitive.