KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Shqipëria inteligjente”, më shumë zhvillim dhe punësim
"Shqipëria inteligjente", më shumë zhvillim dhe punësim

“Shqipëria inteligjente”, më shumë zhvillim dhe punësim

Vetëm një ditë pasi Tirana përmbylli samitin e parë të diasporës, një prej pjesmarrësve, Lulëzim Veliu, prezanton nismën e tij të bashkëpunimit në fushën e inovacionit. Ai thotë se samiti ishte nxitja për të sjellë në shqipëri “Smart Albania”, një projekt që përfshin edhe fushën e energjisë. “Prezantimin e kompanise tonë “Smart Albania” apo “Shqipëria inteligjente” e bëjmë pikërisht në vazhdën e samitit të diasporës. Përfitimet në Shqipëri do të jenë shumë të favorshme pasi shtëpitë tona do të shndërrohen në shtëpi inteligjente, komunitet inteligjent. Do të kemi mjaft punësime në kompaninë tonë duke sjellë kështu mjaft përfitime edhe për të rinjt që do duan të punësohen” tha zoti Veliu për TVSH. Ai mendon se “Smart Albania, pritet të gjej shtrirje në disa fusha, përfshirë, energjitikën, ndërtimin dhe madje edhe shtëpitë dhe mjetet motorrike”.