KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria intensifikon bashkëpunimin parlamentar me Malin e Zi
Shqipëria intensifikon bashkëpunimin parlamentar me Malin e Zi

Shqipëria intensifikon bashkëpunimin parlamentar me Malin e Zi

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë konfirmuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis tyre dhe veçmas bashkëpunimin parlamentar. Kjo u bë e ditur gjatë vizitës që po kryen në Tiranë kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Malit të Zi, Darko Pajoviç. Mikpritësi i tij kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta u ndal veçanërisht tek pranimi i Malit të Zi në NATO dhe bëri të ditur me këtë rast se Shqipëria do të ratifikojë sot protokollin për aderimin e Malit të Zi në NATO. “Shqipëria ka mbështetur integrimin euroatlantik të Malit të Zi. Ndaj sot do të votojmë në Kuvend ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Aderimi i Malit të Zi në NATO është kyç për stabilitetin e vendit dhe rajonit. Shqiptarët e Malit të Zi urë solide për stabilitetin e Malit të Zi” tha zoti Meta.
Nga ana e tij zoti Pajoviç vlerësoi kontributin që Shqipëria ka dhënë për Malin e Zi, veçmas miratimin e protokollit për anëtarësim në NATO. “Jeni shteti i 5 që do të ratifikoni protokollin për anëtarësimin në NATO. Me këtë veprim ju i dergoni një mesazh të mirë vendeve të NATO-s që ky poroces të përshpejtohet dhe të ecë në rrugën e duhur” tha zoti Pajoviç. Ai bëri të ditur për një vizitë të afërt të zotit Meta në Malin e Zi dhe premtoi në të ardhmen intesifikim të bashkëpunimit. “Dera e parlamentit të Malit të Zi është e hapur për iniciativat tuaja” tha zoti Pajoviç.  Miku nga Mali i Zi ishte i ftuar nderi në parlamentin shqiptar i cili ka miratuar me 110 vota pro, asnjë kundër  dhe asnjë abstenim, ratifikimin e traktatit për aderimin e Malit të Zi në NATO.  Shqipëria është vendi i parë që miraton këtë traktat.