KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria kërkon iplementimin e reformës me çeljen e kapitujve 23 dhe 24
Shqipëria kërkon iplementimin e reformës me çeljen e kapitujve 23 dhe 24

Shqipëria kërkon iplementimin e reformës me çeljen e kapitujve 23 dhe 24

Implementimi i Reformës në Drejtësi, tashmë të miratuar, do të kryhet nëpërmjet çeljes së bisedimeve mbi kapitujt 23 dhe 24 të tyre. Kërkesa është bërë nga ministrja e integrimit Gjosha në takimin informal të Ministrave dhe Sekretarëve të Shteteve për Çështjet Europiane në Sllovaki, ku ishte i pranishëm edhe Komisioneri për Negociatat, Johanes Hahn. Duke përshendetur konsiderimin e zgjerimit të BE-së si një ndër përparësitë e kryesimit sllovak, ministrja shqiptare e integrimit tha gjithashtu se mirëpret angazhimin e Presidencës Sllovake për politikë të besueshme zgjerimi të BE si dhe për nevojën e gjetjes së mekanizmave të rinj për të ardhmen veçanërisht pas Brexit. Në këto kontekste zhvillimi, stabiliteti dhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, është kontribut madhor për sigurinë e Europës, eshte shprehur Gjosha, duke bërë thirrje për konsiderimin e disa efekteve mbi këto vende nëse ato anëtarësohen në BE. “Jam e bindur se nëpërmjet procesit të integrimit Shqipëria dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të jenë pjesë e paanshme, kontribuese në atë çka është sot gjëja më e rëndësishme në gjithë Europën: Siguria e saj” tha ministrja Gjosha.