KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Shqipëria mbyll “Euro 2016”, Rama: Të presim heronjtë!
Shqipëria mbyll "Euro 2016", Rama: Të presim heronjtë!

Shqipëria mbyll “Euro 2016”, Rama: Të presim heronjtë!

Shqipëria e mbylli të mërkurën pjesmarrjen e saj të parë në Euro 2016, pasi rezultatet e disa takimeve nuk favorizuan vazhdimin e mëtejshëm. Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë në Fejsbuk, duke e quajtur ” kapitulli më fantastik i futbollit shqiptar”. “Le t’u dhurojmë heronjve tanë një festë të paharrueshme mikpritjeje, në shenjë mirënjohje e respekti për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për fanellën dhe imazhin e Shqipërisë” ftoi shqiptarët zoti Rama.
Ekipi shqiptar pritet të mbërrijë të enjten në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 17.00. Në pjesmarrjen e tyre të parë në një kampionat europian, kuqezinjtë dhanë shfaqje sportive që do të mbahen mend gjatë. Pavarësisht se humbën dy takime, me Zvicerën dhe Francën, ndërsa fituan me Rumaninë, lojrat e ekipit shqiptar morën vlerësime maksimale. Por në këtë ngjarje të madhe sportive europiane, Shqipëria veç lojës, u bë e njohur edhe për tifozerinë e saj. Gjatë ditëve të kampionatit ajo solli shfaqeje madhështore jo vetëm të mbështetjes së ekipit, por edhe atdhedashurisë.