KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria menaxhon më së miri situatën për kontrollin e kufijve ndaj emigrantëve
refugjatet kufijte shqiptare menaxhim i situates kontrolli kapitulli 24

Shqipëria menaxhon më së miri situatën për kontrollin e kufijve ndaj emigrantëve

Kontrolli i kufijve të Shqipërisë ka funksionuar siç duhet gjatë valës së refugjatëve që u shpërnda në Ballkan pak muaj më parë. Drejtori i sektorit politik në Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë deklaroi sot gjatë takimit të grupit të punës për kapitullin 24, që lidhet me migracionin se kapacitetet e vendit për të pritur janë të kufizuara dhe njohja me realizëm e kësaj situatë ka demostruar menaxhim të mirë të situatës. Por zyrtari i delegacionit europian ka paralajmëruar për rëndësinë e vazhdimit të monitorimit të situatës. Kapitulli 24 në serinë e kapitujve negociues me BE ka të bëjë me Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, dhe është diskutuar sot mes ekspertësh në Tiranë specifikisht me sfidat e migrimit dhe azilit në Shqipëri.