KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria merr pjesë në “Trident Juncture 2015”
Shqipëria merr pjesë në “Trident Juncture 2015”

Shqipëria merr pjesë në “Trident Juncture 2015”

Forcat ushtarake shqiptare po marrin pjesë në stërvitjen “Trident Juncture 2015”, stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s në dekadën e fundit. Lajmi është dhënë nga ministrja shqiptare e mbrojtjes Mimi Kodheli nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk. “Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë aty, përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë, më të përgatitur dhe më të mirpajisur se kurrë” shkruan ndër të tjera zonja Kodheli.
Stërvitja “Trident Juncture-15” synon trajnimin dhe testimi i Forcës Reaguese të NATO-s, një forcë shumëkombëshe e gatishmërisë së lartë dhe teknologjikisht e avancuar. Në të përfshihet një personel prej 36 000 vetësh, më shumë se 60 luftanije dhe rreth 200 avionë nga më se 30 vende aleate dhe partnere. Stërvitja do të zhvillohet në Itali, Portugali, Spanjë, Oqeanin Atlantik, Detin Mesdhe dhe gjithashtu në Kanada, Norvegji, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë. Momenti i zgjedhur për të ndërmarrë “Trident Juncture-15” merr një kuptim të vecantë, pas situatës së krijuar në Siri dhe Ukrainë. “NATO i tregon muskujt Rusisë” ishte një nga titujt në mediat ndërkombëtare.