KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Shqipëria në Euro 2016, shqiptarët në delir
Shqipëria në Euro 2016, shqiptarët në delir

Shqipëria në Euro 2016, shqiptarët në delir

Shqipëria dhe shqiptarët janë në festë. Endrra e tyre për Euro 2016 në Francë tashmë është realizuar. Ekipi kuq e zi i Xhani De Biazit ka fituar 3-0 ne Erevan ndaj Armenisë duke zënë vendin e dytë në grupin I pas Portugalisë. Gati të gjithë protagonistët në fushë shpërthyen në brohoritje dhe lotë gëzimi kur arbitri shënoi fundin e takimit.
Pa dyshim kjo është ngjarja më e rëndësishme jo vetëm sportive në historinë më se 100 vjecare të shtetit shqiptar.
Djemtë e kombëtares shqiptare u kanë dhënë bashkëatdhetarëve të tyre kudo ku ata janë ndjenjën e një kënaqësie dhe krenarie të jashtëzakonshme. Eshte hera e parë që futbolli shqiptar ngjitet në këto niveli, ndonëse FSHF ka 85 vite jetë.
Në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit kanë filluar festimet me gjithë rreshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin. UEFA  ka qenë e para që ka uruar ekipin shqiptar dhe mirëseradhjen Shqipërisë në Euro 2016.

Para Mbrapa
 Festime 3
Festime tek skenderbeu
Festime ne Tirane2
Para Mbrapa