KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shqipëria në Eurosong, publikohet kënga “Përrallë” e Eneda Tarifës

Shqipëria në Eurosong, publikohet kënga “Përrallë” e Eneda Tarifës

Vetëm pak orë pasi RTSH publikoi videon e këngës “Përrallë” të Eneda Tarifës, këngë me të cilën Shqipëria do të konkurojë në Festivalin Europian të këngës që këtë vit mbahet në Suedi, të paktën 31 mijë persona e kanë klikuar atë. Tarifa, e cila  u shpall fituese në Festivalin e 54-ët të këngës në RTSH, gjatë një interviste në TVSH, shpreson që versioni i këngës në anglisht të ketë popullaritet dhe ajo të arrijë një rezultat mbresëlënës në Eurosongun e sivjetëm. Deri tani suksesin më të madh të Shqipërisë në Eurosong, e ka siguruar këngëtarja kosovare Rona Nishliu që në vitin 2012 në Baku, Azerbajxhan, u rradhit e pesta.