KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shqipëria në Forumin e Rigës
Shqipëria në Forumin e Rigës

Shqipëria në Forumin e Rigës

Liderët e vëndeve pjesëmarrëse në formatin e bashkëpunimit 16+1 mes Kinës dhe Europës Qëndrore e Lindore, janë mbledhur në Riga të Letonisë, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik që do të zhvillohet nga data 4 deri më 6 Nëntor. Qëllimi i tij është të vërë theksin në mundësitë e bashkëpunimit mes vëndeve.
Mbajtja e këtij forumi në Riga është e një rëndësie të veçantë, jo vetëm sepse kjo është vizita e parë që kryeministri kinez Li Keqiang zhvillon në Letoni, por edhe sepse përkon me 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vëndeve. Ndërkohë do të jenë 300 biznesmenë kinezë që do të shoqërojnë kreun e qeverisë kineze.
Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama i cili në fjalën e tij pritet të paraqesi mendime rreth platformës së bashkëpunimit.
Forumi i Rigas, do të jetë ndërkaq dëshmitar i një ngjarjeje të veçantë. Ai do të promovojë linjën e re të trenit ekspres midis Kinës dhe Europës, i cili për të mbërritur në kryeqytetin letonez ka përshkruar 11066 kilometra.