KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria në Samitin e NATO-s në Varshavë
Shqipëria në Samitin e NATO-s në Varshavë

Shqipëria në Samitin e NATO-s në Varshavë

Në Varshavë ka nisur Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Shqipëria, në cilësinë e vendit anëtar, përfaqësohet me një delegacion të nivelit të lartë i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në rrafshin politik, ky Samit konsiderohet me rëndësi të veçantë për Aleancën, pasi zhvillohet në një moment kritik të përballjes me sfida serioze për sigurinë euro-atlantike, si nga Lindja, ashtu dhe nga Jugu. Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të jetë pjesë e diskutimeve në qendër të të cilave janë forcimi i mbrojtjes kolektive të Aleancës, projektimi i stabilitetit në hapësirën euroatlantike, kërcënimet e sfidat e sigurisë dhe angazhimi i NATO-s në Afganistan.