KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria në Samitin e Vjenës
Shqipëria në Samitin e Vjenës

Shqipëria në Samitin e Vjenës

Gjashtë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të takohen të mërkurën , më 26 gusht 2015, në forumin e dytë të Samitit të Vjenës, i cili organizohet nën kujdesin e kancelarit austriak Vener Fajman dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
Samiti parashikohet të nisi me firmosjen e një marrëveshje mes Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës për kufirin, ndërsa gjatë pasdites do të organizohet edhe Forumi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor, drejtuar nga ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.
Burime të ndryshme informacioni bëjnë të ditur se në Samitin e Vjenës Shqipëria do të kërkojë mbështetje në katër fusha kryesore: në infrastrukturën rrugore, në projekte për procesin e infrastrukturës energjetike, kapitalet njerëzore, arsimi, edukimi, si dhe në turizëm. Shqipëria pritet të kërkojë gjithashtu ngritjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor, selia e të cilit të vendoset në Tiranë. Ai synon përfshijen e gjithë vendeve të rajonit me qëllim dhënien e ndihmës në hartimin dhe financimin e projekteve të rëndësishme ballkanike.
Një moment i rëndësishëm i Samitit të Vjenës do të jetë edhe miratimi i platformës për të inkurajuar dhe mbështetur  të rinjtë, programet e shkëmbimit dhe trajnimeve profesionale.
Ditën e dytë të samitit parashikohet të diskutohet projekti për ndërtimin e autostradës Durrës-Prishtinë-Nish.
Vemendja e samitit do të përqëndrohet edhe për krizën e emigrantëve që nga vendet e Ballkanit po synojnë vendet e BE.