KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria përcjell “Dëshmorin e Atdheut”
Shqiperia përcjell "Dëshmorin e Atdheut"

Shqipëria përcjell “Dëshmorin e Atdheut”

Shqipëria përcjell të hënën për në banesën e fundit Dëshmorin e ri të Atdheut Simon Gjeta, Komandanti i grupit të FNSH në Shkodër. Ai u vra mbrëmjen e të shtunës, gjatë një aksioni për të kapur autorin e një plagosjeje në Oblikë. Gjeta u godit me armë kallashnikov dhe ndërroi jetë në spital.
Homazhet në nderim të tij do të mbahen në Tiranë në orën 11:00, ndërsa trupi do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në krah të kolegut të tij Ibrahim Basha, i cili humbi jetën pak muaj më prarë gjatë një aksioni antikanibis në Lazarat.