KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria përfshihet nga i nxehti
Shqipëria përfshihet nga i nxehti

Shqipëria përfshihet nga i nxehti

Shqipëria është përfshirë nga një valë e madhe e të nxehtit. Në Tiranë termometri ka shënuar 37 gradë celcius. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se kjo ka ardhur për shkak të depërtimit të masave ajrore afrikane, të shoqëruara edhe me prezencë rëre. Fenomene të tilla nuk janë të pazakonta në këtë periudhe të vitit, por ata paralajmërojnë rrezikun nga zjarret, veçanërisht në zonat pyjore të jugut të vendit.  Në fundjavë parashikohet që temperaturat të bien disi, ndërsa moti do të jetë i kthjellët. Gjithnjë sipas sinoptikanëve parashikohet që korriku dhe gushti të jenë me temperatura të larta.