KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria përfshihet nga moti i keq
Shqipëria përfshihet nga moti i keq

Shqipëria përfshihet nga moti i keq

Pjesa më e madhe e Shqipërisë është përfshirë orët e fundit nga rreshje të forta shiu duke krijuar probleme të shumta veçanërisht në qarkullim. Njoftimet e deritanishme bëjnë të ditur bllokimi i disa prej akseve kryesore rrugore brenda qytetit të Tiranës duke krijuar vështirësi në qarkullimin e qytetarëve. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren për të lehtësuar situatën. Rreshjet e shumta të shiut kanë krijuar probleme në kounikimin midis Tiranës dhe Durrësit. Në disa pika të autostradës kalohet me mjaft vështirësi. Tek vendi i quajtur Kthesa e Kasharit lartësi a e ujit ka arritur në 50 centimetra.
Situatë problematike njoftohet edhe në rrugën Lezhë – Shkodër, te Harku i Bërdicës. Për shkak të ngritjes së nivelit të ujërave të Drinit janë krijuar vështirësi në komunikimin me Velipojën.
Ministri i bendshëm Saimir Tahiri ka urdhëruar prefekturat të mbledhin shtabet e emergjencave për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.
Nga ana e saj Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u ka bërë thirrje qytetarëve të minimizojnë qarkullimin veçnërisht atë ndërqytetas. Ajo këshillon prindërtit të tregojne kujdes për fëmijët dhe ti shoqërojnë.
Nga ana e e tyre meteorologët paralajmërojnë një mot edhe më problematik në orët e ardhshme.

Para Mbrapa
permbytje-ne-tirane-1
permbytje-ne-tirane-2 
permbytje-ne-tirane-3 

permbytje-ne-tirane-4 
permbytje-ne-tirane-5
Para Mbrapa