KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria përkujton 104 vjetorin e pavarësisë
Shqipëria përkujton 104 vjetorin e pavarësisë

Shqipëria përkujton 104 vjetorin e pavarësisë

Shqipëria përkujton 28 nëntorin e viti 1912, ditë kur 104 vjet më parë Ismail Qemali dhe patriotë të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare, shpallën pavarësinë e saj nga perandoria otomane. E konsideruar si “Dita e flamurit” kjo ditë është e mbushur me aktivitete të shumta në të gjithë vendin dhe në ato treva ku jetojnë e punojnë shqiptarë.
Kryeqendra e festimeve është qyteti Vlorës, ku ashtu si 104 vite më parë, është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Kryeministri Edi Rama, që herët në mëngjes, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka uruar shqiptarët për ditën e pavarësisë. “Mirënjohje për Ismail Qemalin dhe gjithë etërve që themeluan shtetin shqiptar. Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët, kudo që jetojnë”- ishte urimi i kreut të qeverisë. Zoti Rama ka mbërritur në Berlin i ftuar nga kancelarja Merkel, ku pikërisht në ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, pritet të marri lajme për të ardhmen e integrimit të vendit.