KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria përkujton Ditën e Clirimit
Shqipëria përkujton Ditën e Clirimit

Shqipëria përkujton Ditën e Clirimit

Me rastin e 29 nëntorit, 71 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore, krerët më të lartë të shtetit zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, ministra, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, deputetë, veteranë, etj, vendosën kurora me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”, në nderim të kujtimit të dëshmorëve të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Prej shumë vitesh Dita e Clirimit nuk i ka bashkuar forcat politike shqiptare në një festë të përbashkët. E majta, trashëgimtare e forcave partizane dhe e komunistëve shqiptare, e feston më 29 nëntor, ndërsa e djathta, trashëgimtare e forcave nacionaliste të djatha e feston me 28 Nëntor.
Prej afro dy dekadash, ka shumë debate rreth Luftës Nacional-Clirimtare të popullit shqiptare, kontributit të forcave të majta e të djathta në këtë luftë, si dhe datës së clirimit të Shqipërisë. Pavarësisht ndryshimeve të herëpashershme të këtyre datave në varësi të forcave politike në pushtet, aktualisht 28 Nëntori 1912 është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa 29 Nentori 1944,   Dita e Clirimit të saj nga pushtuesit nazifashisë dhe bashkëpunëtorët e tyre.