KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shqipëria, pjesë e Jurisë se Çmimit prestigjioz letrar Strega
cmimet strega shqiperia juri

Shqipëria, pjesë e Jurisë se Çmimit prestigjioz letrar Strega

Shqipëria behet pjesë e Jurisë se Çmimit prestigjioz letrar Strega 2016. Fale nje bashkepunimi mes Bibliotekes kombetare , ministrise se kultures dhe Institutit italian te kultures 12 personazhe te mendimit kritik letrar, botimeve dhe perkthimit nga shqiperia behen pjese e gjykimit mbi 12 veprat qe jane ne gare per cmimet letrare italiane.

Në prag te Ditës Botërore të Librit, Biblioteka kombetare inicion nje seri aktivitetesh qe nisin me prezantimin e grupit te lexuesve shqiptare qe i bashkohen jurive te specializuara ne Itali.

Çmimi Strega, çmimi letrar më prestigjioz italian, u themelua në vitin 1947 në Romë nga Maria dhe Goffredo Bellonci, me kontributin e Guido Alberti, pronar i fabrikës së pijeve Strega Alberti Benevento, prodhues i likerit me të njëjtin emër. Çmimi i jepet çdo vit një romani, shkruar në gjuhën italiane. Për herë të pare lexuesve shqiptarë, të përbërë nga një miks përkthyesish, botuesish, italianistësh dhe dashamirës së kulturës italiane, iu kërkohet të gjykojnë romane italiane.