KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria pret heronjtë
Shqipëria pret heronjtë

Shqipëria pret heronjtë

Festimet për realizimin e ëndrrës së kuq e zinjve, pjesmarrjen e Shqipërisë në Euro 2016 në Francë, kanë njohur një kulm në mesditën e së hënës, kur kombëtarja  shqiptare mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”. Kryeministri Edi Rama kishte dalë vetë në pistë për të pritur heronjtë e të gjithë shqiptarëve. Të parët nga avioni kanë dalë traineri De Biazi, presidenti i FSHF Duka dhe kapiteni Canaj, të cilët mbanin në duar flamurin kombëtar. Zoti Rama është takuar dhe përqafuar me të gjithë pjestarët e ekipit dhe i ka uruar për kontributin në këtë ngjarje historike. Aeroporti “Nënë Tereza” si rrallë herë është mbushur me tifozë të zjarrtë shqiptarë të cilët madje kanë ndaluar dhe vonuar autobuzin me të cilin kombëtarja shqiptare po udhëtonte drejt Tiranës e shoqëruar gjatë gjithë rrugës nga grupe tifozësh, ndë rsa në  selinë  e qeverisv i është rezervuar një pritje madhë shtore nga tifozët dhe kryeministri Rama.
Kualifikimi i Shqipërisë për në Euro 2016, është pa dyshim ngjarja më e rëndësishme jo vetëm sportive në historinë më se 100 vjecare të shtetit shqiptar. Djemtë e kombëtares shqiptare, emrat e të cilëve kanë hyrë dhe do të mbeten në histori, u kanë dhënë bashkëatdhetarëve të tyre, kudo ku ata janë, një ndjenjë kënaqësie dhe krenarie të jashtëzakonshme, rrallë herë të provuar. Kjo hera e parë që futbolli shqiptar ngjitet në këto nivele, në 85 vite jetë të FSHF. Eshtë kjo arsyeja që edhe presidenti Nishani u ka akorduar pa asnjë hezitim pjestarëve të kombnëtares dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, pikërisht atyre që e nderuan Shqipërinë dhe shqiptarët.