KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria renditje historike në raportin e BB “Të bësh biznes”
Shqipëria renditje historike në raportin e BB "Të bësh biznes"

Shqipëria renditje historike në raportin e BB “Të bësh biznes”

Banka Botërore publikoi të martën raportin e saj të përvitshëm “Të bësh biznes”. Sipas këtij raporti Shqipëria renditet e 58-ta nga 190 shtete që Banka Botërore vlerësoi këtë vit. Ky është jo vetëm një përmirësim i dukshëm prej 32 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, por është njëkohësisht renditja dhe vlerësimi më i mirë që Shqipëria ka patur ndonjëherë, që nga viti 2003 kur ky raport u publikua për herë të parë nga Banka Botërore.
Gjithashtu raporti konfirmon rritjen cilësore të reformave të ndërmarra nga Qeveria për lehtësitë e të bërit biznes, duke nënvizuar se distanca e Shqipërisë ndaj praktikave më të mira, në të bërit biznes ka patur një përmirësim të dukshëm, duke u rritur nga 61.3 pikë në raportin e vitit të kaluar në 68.9 pikë në raportin e sivjetshëm.
Vlerësimi i Bankës Botërore ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm sepse konfirmon që reformat e ndërmarra nga qeveria janë duke ecur në drejtimin e duhur, por çka është më e rëndësishme, sepse inkurajon investitorët e huaj për të ardhur në Shqipëri, pasi vendi ynë është miqësor ndaj sipërmarrësve të huaj dhe të bësh biznes në shqipëri vlen. Ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi tha me këtë rast se kjo është një renditje histrorike për Shqipërinë.