KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria shikon zhvillimin e bujqësisë si alternative për të frenuar emigrimin
Rama: Qeveria do të aplikojë paketën prej 300 milionë euro për fshatin

Shqipëria shikon zhvillimin e bujqësisë si alternative për të frenuar emigrimin

Shqipëria do të organizojë së shpejti takimin e ministrave të Bujqësisë të vendeve të Mesdheut në Tiranë, ku si temë qëndrore do të jetë “Bujqësia si alternative ndaj emigrimit”. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti gjatë takimit me homologun francez Stephane Le Foll në Paris. Zoti Panariti tha me këtë rast se do të kërkohet nga BE rritja e mbështetjes financiare të këtij sektori.
Buqjësia është një nga degët kryesore të ekonomisë shqiptare. Në të janë punësuar pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare. Vitet e fundit shumë prej tyre janë larguar në emigracion, duke shkaktuar dhe mungesën e krahëve të punës. Autoritetet shqiptare shpresojnë se rritja e investimeve në bujqësi si dhe politikave të tjera në ndihmë të fshatit, do të sjelli rritje prodhimi dhe për rrjedhojë edhe rritje të të ardhurave. Vitin e kaluar disa zona bujqësore shënuan rezultate inkurajuese, duke bërë që shumë të punësuar të kthenin sytë nga fshati si alternativë serioze punësimi.