KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Shqipëria shpreson ende në kualifikim
Shqipëria shpreson ende në kualifikim

Shqipëria shpreson ende në kualifikim

Kombëtarja shqiptare pret sot shansin e fundit për t’u kualifikuar në 1/16 e Euro 2016. Një mrekulli, e cila mund të vijë në përfundim të ndeshjeve të fundit të grupit E dhe F, të cilat luhen sot. Konkretisht, shqiptarët do të bëjnë sot tifo që Hungaria të mundë Portugalinë dhe që Italia me Belgjikën të mos humbasin në ndeshjet e tyre. Në grupin E, Italia përballet me Irlandën dhe Belgjika me Suedinë. Pra barazimi dhe fitorja e Italisë dhe Belgjikës bën që në vendin e tretë të jetë Suedia dhe Irlanda, pa e kaluar kuotën e dy pikëve, një më pak se Shqipëria. Ndërsa në grupin F gjithë vëmendja është përqëndruar te një ndeshje. Ne na vjen për shtat eliminimi i Portugalisë. Pra duhet të fitojë Hungaria me skuadrën e Kristiano Ronaldos. Vetëm tre pikëshi i Hungarezëve na leverdis duke e lënë skuadrën luzitane në kuotën e dy pikëve.