KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria solidarizohet me Belgjikën dhe rrit masat e sigurimit
People display a solidarity banner in Brussels following bomb attacks in Brussels, Belgium, March 22, 2016. Banner reads "I am Brussels" in French and in Flemish languages. REUTERS/Charles Platiau

Shqipëria solidarizohet me Belgjikën dhe rrit masat e sigurimit

Policia e Shtetit Shqiptar ka rritur masat e sigurisë edhe në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ pas ngjarjeve terroriste që ndodhën në Bruksel. Drejtori i Postes së Policisë kufitare të Rinasit Ermal Milori, i tha TVSH se gjendja e sigurisë është e nivelit 2, ndërsa vazhdon kontrolli i rreptë i bagazheve të pasagjerëve për të evituar çdo incident të mundshëm.

Përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare kanë reaguar për ngjarjet terroriste në Bruksel. Pas Presidentit të Republikës Nishani ka reaguar Kreu i Kuvendit Ilir Meta duke i dënuar sulmet. Ndërsa Kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, kanë dënuar këto akte, ndërsa kanë shprehur vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar në krah të partnerëve euro-atlantikë për mbrojtjen e vlerave demokratike.