KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shqipëria, pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit
Dimitri Bushati ministreali NATOs lufta kunder terrorizmit ne shqiperi

Shqipëria, pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit

Shqipëria do të vijojë të jetë pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe për këtë bashkëpunimi me vendet anëtare të aleancës mbetet i pandryshueshëm. Kreu i diplimacisë shqiptare, Ditmir Bushati, në një pronocim gjatë pjesëmarjes së tij në Ministerialin e vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel deklaroi se masat e mara nga Shqipëria janë reflektuar në një rënie të ndjeshme të numrit të luftëtarëve që i bashkohen ISIS. Lidhur me pjesëmarjen e Shqipërise në misionin e Aleancës në Afganistan, një prej temave më të rëndësishme në Ministerialin e vendeve anëtare të NATO-s, ministri Bushati konfirmoi se Shqipëria do të vijojë të ofrojë kontributin saj në Afganistan edhe gjatë vitit 2016. I vendosur të qëndrojë atje për sa kohë të jetë e nevojshme.