KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shqiptarë dhe serbë interpretojnë “Romeo dhe Zhuljetën”
romeo-dhe-zhulieta-, vepra e shekspirit, shqiptare e serbe, miki manojlovic

Shqiptarë dhe serbë interpretojnë “Romeo dhe Zhuljetën”

Vepra shekspiriane Romeo& Zhuljeta, realizuar nga aktorë serbë dhe shqiptarë me regjinë e të mirënjohurit Miki Manojloviç, është dëshmia më e prekshme se arti është përgjigja për thyerjen e barrierave. Teksa ka nisur gati si një ëndërr utopike tashmë në këtë ëndërr janë protagonistë 85 aktorë nga Beogradi dhe Prishtina dhe qindra spektatorë që e kanë ndjekur shfaqjen në Beograd, Prishtinë, Sarajevë, Zagreb dhe mbrëmjen e djeshme edhe në Tiranë. Regjisori Manojloviç, aktori i shkëlqyer i filmave të Kusturicës ka shumë kohë që punon mbi këtë projekt te i cili ka besuar edhe kur kushdo tjetër e shihte si ëndërr utopike. Ndërsa proçesi ka qenë i gjatë madje edhe provokues për ata që rrinë pas mureve të paragjykimeve, Miki Manojloviç ka realizuar edhe një dokumentar mbi gjthë proçesin e krijimit, një rrugëtim për tek përmbushja e veprës dhe përmbushja e një komunikimi që veç arti mund ta arrijë.

Ndërsa Kapuletet dhe Montagët takohen në një kryqëzim dhe shahen, mallkohen, vriten apo dashurohen në një vallëzim të pashoq gjuhësh shqip dhe serbisht, Miki Manojloviç thekson se ne të gjithë nuk harrojmë se shkelim mbi rrugë gjaku.

Ndërsa dokumentari rrëfen në detaje paskuintat e një komunikimi dhe proçesi shpirtëror katastik mes vetë artistëve Manojloviç që kur ishte i vogël mbante plis të bardhë në kokë si dhuratë e prindërve aktorë, këtë dhuratë e ka shndërruar në një vepër e cila thyen barriera. Miki Manojloviç njihet për rolet e tij në filmat e famshëm të Emir Kusturices “When Father wass away for business”  si edhe në filmin “Underground”ku shquhet për lehtësinë me të cilën luan rolet kryesore po aq dhe rolet karakter në role dramatike dhe komike po ashtu.