KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shqiptari Ermal Meta në Sanremo
Shqiptari Ermal Meta në Sanremo

Shqiptari Ermal Meta në Sanremo

Pas Elsa Lilës, një tjetër shqiptar paraqitet në Festivalin e Sanremos në Itali. Ai është Ermal Meta i cili sivjet konkurron me këngën “Odio le favole”(Urrej përrallat). Këngëtari me origjinë shqiptare, rrugën e muzikës e ka nisur me grupin “La Fame di Kamila”, dhe me tej ka bashkëpunuar me këngëtarët më të njohur italianë si kompozitor.  Teksa pritet ngritja e siparit të Sanremos me datën 9 shkurt, media italianë është fokusuar tek djaloshi shqiptar, i cili sipas tyre sjell një frymë të freskët në muzikën italiane.