KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shtegu i Eremitëve, Berat
shtegu i eremiteve, berat, turizem

Shtegu i Eremitëve, Berat

 

Shtegu i Eremitëve rreth dy mijë vite më parë, fare i papërdorur në komunizmin ateist, i mbuluar edhe pas rënies së komunizmit nga shkurret e balta, tani po hapet me duar e lopata nga besimtarë ortodoksë e laikë bashkë. Shtegu nis në rrëzë të Urës së Goricës, e bashkohet me të tjera rrugica në Mangalem, që të çojnë drejt Kishës së Shën Mëhillit, e ndërtuar në shek e 15, ngjitur me të cilën edhe Kisha e Shën Nikodhimit, që para se të bëhej kishë, ka qenë shpellë eremitësh. E sipër e përqark kësaj kishe në shpellë edhe 17 shpella të tjera, në të cilat janë gjetur mbishkrime në gjuhën e bizantit, vende lutjesh, mure të nxira prej pishtarëve, edhe kallamar për të shkruar, fakte që dëshmojnë banimin e tyre në shekujt e parë pas Krishtit. Kisha, shpella e një shteg dymijëvjecar eremitësh, por edhe pamje spektakolare prej aty.. A do të mund të shndërrohet shpejt Shtegu i Eremitëve të Beratit në një itinerar turistik e vlerë të shtuar të qytetit të një mbi një dritareve?