KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shtëpia e Bardhë, Obama pret vizitën e Trampit
Shtëpia e Bardhë, Obama pret vizitën e Trampit

Shtëpia e Bardhë, Obama pret vizitën e Trampit

Donald Tramp, presidenti i sapo zgjedhur i SHBA, pritet të zhvillojë të enjten vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ku do të pritet nga presidenti në detyrë, Barack Obama. Zoti Obama ka premtuar një tranzicion të qetë të pushtetit, pavarësisht dallimeve domethënëse mes tij dhe zotit Tramp. “Së pari nuk jemi demokratë dhe as republikanë. Në radhë të parë jemi amerikanë, jemi patriotë”, tha presidenti i deritanishëm i SHBA Barak Obama pas fitores së Trampit. Edhe presidenti i sapozgjedhur në fjalimin e tij të parë i shpreh se “Unë do të jem President i gjithë amerikanëve dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Premtoj të punoj edhe me ata që nuk më mbështetën për të bashkuar vendin tonë të madh” tha tha zoti Tramp.
Sipas ligjit dhe traditës amerikane presidenti i ri Tramp, do të bëjë betimin dhe do të marri detyrën më 20 janar 2017.