KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shtetet balltike dhe Polonia diskutojnë krijimin e mbrojtjes raketore rajonale
raketor

Shtetet balltike dhe Polonia diskutojnë krijimin e mbrojtjes raketore rajonale

Tre shtetet balltike dhe Polonia kanë nisur diskutimet me kontraktorët e mbrojtjes për krijimin e mburojës raketore kundërajrore rajonale për mbrojtje nga avionët e Rusisë. Në një raport të së përditshmes londineze, Financial Times, dje është cituar ministri i mbrojtjes i Lituanisë, Juozas Olekas, që ka thënë se Estonia, Letonia dhe Lituania, së bashku me Poloninë, janë përfshirë në “diskutime” për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes ajrore rajonale. Olekas tha se katër anëtaret e NATO-s aktualisht po vlerësojnë mundësitë e prokurimit dhe shpresojnë se sistemi do të jetë aktiv brenda dy ose tre vjetësh.