KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nisën një stërvitje të përbashkët ushtarake
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nisën një stërvitje të përbashkët ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nisën një stërvitje të përbashkët ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nisën një stërvitje të përbashkët ushtarake duke nxitur reagime të forta hakmarrëse nga Koreja e Veriut. Ushtrimet e këtij viti me emrin e koduar “Roja i lirisë” përfshijnë 25 mijë trupa amerikane dhe 50 mijë ushtarë të Koresë së Jugut dhe do të vazhdojnë deri më 2 shtator. Ushtria e Koresë së Veriut kërcënoi me “sulm bërthamor parandalues” nëse Seuli dhe Uashingtoni shfaqin ndonjë shenjë agresioni ndaj kufijve të saj. Stërvitja kryhet disa ditë pasi Seuli njoftoi se numri 2 i Ambasadës së Koresë komuniste në Londër dezertoi për në Korenë e Jugut, ku shprehu zhgënjim me udhëheqjen e vendit të tij. Mediat e Koresë së Veriut e quajtën diplomatin llum dhe kriminel.