KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shtetet e Bashkuara po e zgjerojnë përfshirjen e tyre në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik

Shtetet e Bashkuara po e zgjerojnë përfshirjen e tyre në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik

Shtetet e Bashkuara po e zgjerojnë përfshirjen e tyre në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe do te vendosin aty një forcë shënjestruese për te ndihmuar forcat vendase. Keshtu deklaroi sekretari amerikan i mbrojtjes, Eshton Carter, gjatë dëshmisë së tij në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Amerikan, duke theksuar se kjo forcë do të jetë e aftë të kryeje ndërhyrje në Siri dhe Irak. Zoti Carter dhe komandanti ushtarak, gjenerali Joseph Dunford, u perballen me pyetje të ashpra të anëtarëve të komitetit, por paraqiten një pamje optimiste për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik. Afro 3,500 ushtarë amerikanë gjendjen në Irak dhe kane ndihmuar shpesh luftëtarët kurdë dhe njësitë e tjera, per të marre qytetin Sinxhar, nga duart e Shtetit Islamik. Zoti Carter tha se kjo “forcë shënjestruese do të kryeje shpëtim të të rrëmbyerve, mbledhje të informacioneve dhe do të synoje te kape rob apo asgjesoje udhëheqësit e grupit ekstremist, Shtetit Islamik, i cili ka zënë territore të gjëra në Irak dhe Siri.