KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shteti islamik mori sot përsipër sulmin e trenit në Gjermani
Shteti islamik mori sot përsipër sulmi e trenit në Gjermani

Shteti islamik mori sot përsipër sulmin e trenit në Gjermani

Grupi terrorist i shtetit islamik publikoi një video ku azilkërkuesi afgan Muhamed Riad, 17 vjeç, kërcënon në gjuhën pashto para se të ndërmerrte sulmin në një tren të Gjermanisë Lindore, ku plagosi katër persona duke përdorur thikë dhe sepatë. I riu thoshte në video se ishte ushtar i ISIS dhe po përgatitej për një mision vetëvrasës. Zyrtarët shpjeguan më vonë se kishin gjetur një flamur të ISIS-it në dhomën e 17-vjeçarit, i cili u qëllua për vdekje nga policia pasi ndërmorri sulmin. Në sendet e tij personale ishte gjetur gjithashtu edhe një tekst në pashto, që është gjuha zyrtare e Afganistanit, që tregon se adoleshenti mund të ishte një person që ishte vetë-radikalizuar. Raportohet se gjatë sulmit, i riu kishte bërtitur “Allahu ekber”. Agjencia e lajmeve AMAK e grupit terrorist bëri të ditur se sulmi ishte ndërmarrë në përgjigje të thirrjeve për të shënjestruar vendet e koalicionit që luftojnë kundër shtetit islamik. Adoleshenti afgan kishte aplikuar për azil në Gjermani pasi vitin e shkuar kishte hyrë në vend si refugjat minoren i pashoqëruar. Ai jetonte me një familje birësuese pasi lëvizi nga qendra e refugjatëve rreth dy javë më parë.