KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shtitet një statujë e Hitlerit të gjunjëzuar për 17 milion dollarë
statuja hitlerit, shitet 17 milione dollare, nju jork, christie

Shtitet një statujë e Hitlerit të gjunjëzuar për 17 milion dollarë

Shtëpia e ankandit Christie në New York ka shitur një  statujë të Hitlerit të gjunjëzuar për një shumë marramendëse prej 17.2 milionë dollarësh. Statuja e emëruar “Ai” është vepër e skulptorit të mirënjohur italian Maurizio Cattelan dhe shfaq Hitlerin në gjunjë duke u lutur me shikim drejt qiellit. Statuja e punuar nga dylli, rrëshira poliesterike dhe flokë të vërtetë njeriu është realizuar në vitin 2001. Artisiti Katelan thotë se me këtë krijim sfidoi tabutë e paraqitjes së një të keqeje të neveritshme të veshur me një perde pafajësie. Para tre vjetesh, kjo statujë u ekspozua në një nga kampet naziste të përqëndrimit në Poloni dhe ngjalli debate të ashpra. Statuja iu shit një blerësi anonim.