KRYEFAQJA » LAJME » Shtohen barna të reja në listën e barnave pa recetë
barnat pa recete shtohet lista

Shtohen barna të reja në listën e barnave pa recetë

Lista e re barnave pa recete e azhornuar vetem pas dhjete vitesh, permban rreth 650 produkte mjeksore por shumë më pak lëndë vepruese. Në një intervistë për TVSH , kryetari i komisionit të nomenklaturës së barnave Leonard Deda thotë se në të nuk është përfshirë asnjë antibiotik pasi kepqrdorimi i tyre po con drejt rritjes së rezistencës bakteriale. “Në listën e barnave pa recetë ne jemi treguar shumë strikt sepse aty nuk gjen antibiotikë apo antibakterial qoftë edhe për përdorim lokal pa recetë. Nuk po bëjmë shumë mirë. Jemi shumë restriktiv por prapë po bëjmë shumë mirë pasi nga keqpërdorimi i antibiotikëve është krijuar një rezistë e atyre përmasave që ne kemi humbur luftën me bakteret. Janë infeskione që mund të jenë fatale sepse ti nuk ke më mjete për ta luftuar. Keqpërdorimi është shkaku numër një për krijimin e rezistencës” tha zoti Deda. Deda sqaron se në sitë janë përjashtuar edhe ato lëndë vepruse që kanë treguar se janë të sigurta që përdoreshin pa kriter dhe mbi 100 barna janë me bazë paracetamoli. Por Deda thotë se do të kërkoje me forcë që barnat të tilla të mos tregtohen pa fletëudhëzues në shqip. Lista eshte ende draft dhe kryetari i komisionit të nomenklaturës së barnave Leonard Deda thote se jane ne pritje te sugjerimeve edhe per dy tre jave. Mendohet qe azhornimi i listës të behet te pakten cdo 6 muaj pasi ritmi I rregjistrimit te barnave te reja eshte një ne jave.

Kliko këtu për të parë listën e barnave pa recetë