KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shtohen dy shërbime të reja në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve
aida lajme agjencia shqiptare e zhvillimit databaze per investimet sherbime

Shtohen dy shërbime të reja në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka shtuar nga dita e sotme dy shërbime të reja. Sherbimi i parë është krijimi i një baze të dhënash për sipërmarrjet e vogla e të mesme. Kjo bazë të dhënash bëhet për të ndihmuar këto sipërmarrje të zhvillohen ndërkombëtarisht por edhe të bashkëpunojnë me sipërmarrjet homologe jashtë vendit. Me anë të kësaj platforme synohet të rritet konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare në rajon e me gjere. Ndërsa shërbimi i dytë ka të bejë me publikim e te gjitha pronave publike dhe private në të gjithë Shqipërinë që janë në shitje apo me qera. Kjo tablo e pronave bëhet me qëllim që të jetë në funksion të investitorëve të interesuar për vendin tonë.