KRYEFAQJA » LAJME » Shtohen masat nga policia rrugore
Shtohen masat nga policia rrugore

Shtohen masat nga policia rrugore

Në njoftimin e saj për shtyp Policia rrugore, bën me dije masat e marra gjatë 24 h të fundit në zbatim të detyrave të përcakuara në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Janë vendosur gjithsej 2.124 masa administrative nga të cilat :

478 masa administrative për mos vendosje rripi sigurimi,

96 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe

281 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi apo parakalim të gabuar.

Radarët kanë bërë të mundur dedektimin e problematikave duke bërë të pezullohen 92 Leje Drejtimi, nga të cilat 71 në tunelin e Kalimashit si dhe janë dërguar në Organin Administrativ Shteteror, 96 drejtues mjetesh .
Gjithashtu, me ndihmën e përdorimit të dragërave dhe radarëve, u bë arrestimi në flagrancë i 5 drejtuesish mjetesh, nga këta 3 të pa Leje Drejtimi dhe 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur. Njëkohësisht, janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mos vendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.