KRYEFAQJA » LAJME » Shtohen turistët në alpet shqiptare
alpet shqiptare

Shtohen turistët në alpet shqiptare

Në Alpet Shqiptare këtë vit po përkapet një shtim i numrit të turistëve. Edhe pse nuk janë nxjerrë ende të dhënat përfundimtare, për herë të parë po evidentohet se hotelet janë plot e pjesa më e madhe e tyre janë turistë vendas.

Ndërkohë që hotelet janë të tejmbushur, një nga pakënaqësitë e pronarëve të tyre në Valbonë është se nuk kanë mundësi financiare për të shtuar kapacitetet akomoduese e se gjithcka e kanë ndërtuar vetë. Përkundrejt Valbonës, në Theth ngritja e hoteleve dhe guest house-ve ka pasur mbështetjen e organizatës gjermane GiZ.

Ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura gjendet në procesin e zgjerimin të parkut të Valbonës, të rehabilitimit të zyrave të saj në Bajram Curri, Valbonë dhe Theth, është fakt trefishimi i rojeve në këto parqe.

A mos po tërheqin më shumë Alpet se sa Riviera?