KRYEFAQJA » LAJME » Shtyhen seancat dëgjimore të ushtarëve turq në Greqi
Shtyhen seancat dëgjimore të ushtarëve turq në Greqi

Shtyhen seancat dëgjimore të ushtarëve turq në Greqi

Autoritetet greke vendosën sot të shtynin seancat dëgjimore me tetë ushtarakët turq që kërkuan azil politik pasi u arratisen nga Turqia pas grushtit të shtetit të mbetur në tentativë. Tre majorë, tre kapitenë dhe dy rreshterë, u arratisën me helikopter ushtarak për në qytetin e Aleksadropolis në 16 korrik, një ditë pas pucit. Duke pretenduar se kishin frikë për jetët e tyre, ata kërkuan azil politik në Greqi ndërsa kanë mohuar përfshirjen në grushtin e shtetit. Turqia ka kërkuar deportimin e tyre, duke i quajtur tradhëtarë dhe elemente terroriste. Kjo krijoi një dilemë në Greqi, e cila tashmë duhet të vendose të mbaje ushtarakët apo të tensionoje marrëdhënien me Ankaranë. Athina është shprehur se do të konsideroje çdo kërkesë për azil. Dy nga ushtarakët të cilët u paraqiten në Shërbimin Qendror të Azilit në Athinë këtë të mërkure kërkuan për shtyrje të intervistave të tyre në mënyrë që të përgatiten më mirë, siç u shpreh dhe avokatja e tyre. Intervistat u shtynë, dhe të parat do të fillojnë në 19 gusht. Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë përmirësuar vitet e fundit, por në vitin 1996 dy vendet gati hynë në luftë për shkak të një ishulli të pabanuar, ndërkohë që ato mbetet akoma në mosmarrëveshje përsa i perket konflikteve territoriale dhe çështjes së Qipros.