KRYEFAQJA » LAJME » Shtyhet pretenca për ish ministrin Ksera
Prokuroria: Tre vjet heqje liri për ish ministrin Ksera

Shtyhet pretenca për ish ministrin Ksera

Gjykata për Krimet e Rënda ka shtyrë pretencën për ish-ministrin e Mirëqenies Sociale të kabinetit Berisha, Spiro Ksera. Shkak për këtë shtyrje është bërë kërkesa e një prej të pandehurve në proçes, i cili kërkoi gjykim normal edhe gjykimi ka kaluar në fazën e konkluzioneve përfundimtare të palëve. Ish ministri Ksera  akuzohet për abuzime me një tender me vlerë 306 milionë lekësh lidhur me një aktivitet kulturor “Prioriteti i minoriteteve- Barazi në të drejta”. Ai i ka hedhur poshtë akuzat dhe i ka cilësuar si të frymëzuara politikisht. Seanca me konkluzionet përfundimtare të akuzës për ish ministrin Ksera do të mbahet me 18 Korrik. Nëse vërtetohet akuza ai rrezikon dënimin me 7 vite burg dhe gjobë nga 300 mijë deri në një milion lekë.