KRYEFAQJA » LAJME » Shtyhet ristrukturimi i urës së Mitrovicës
Shtyhet ristrukturimi i urës së Mitrovicës

Shtyhet ristrukturimi i urës së Mitrovicës

Bashkimi Evropian vendosi të shtyjë me 48 orë fillimin e ristrukturimit të urës së Mitrovicës dhe hapësirës rreth saj, të planifikuar për të nisur të enjten, për t’u dhënë palëve kohë shtesë për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme, thuhet në njoftimin e zyrës së Përfaqësuesit te posaçem të BE-së, në Prishtinë. “Kjo shtyrje e shkurtër duhet të mundësojë përmbylljen e diskutimeve rreth Memorandumit të Mirëkuptimit mbi kufijtë komunale mes komunave të Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore. BE-ja është e përkushtuar për arritjen e një konsensusi mes të gjitha palëve para fillimit të punimeve në mënyrë që rivitalizimi të bëhet qetësisht në interes të qytetarëve”. Hapja e urës mbi lumin Ibër dhe largimi prej saj i të ashtuquajturit “Parku i paqes” është paraparë me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes e arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit.