KRYEFAQJA » LAJME » Shtyhet seanca e masës së arrestit për çështjen Shullazi, mbrohen ish imamët
Shtyhet seanca e masës së arrestit për çështjen Shullazi, mbrohen ish imamët

Shtyhet seanca e masës së arrestit për çështjen Shullazi, mbrohen ish imamët

Gjykata ka vendosur të shtyjë për nesër në ora 8:30 të mëngjesit, vendimin për masën e arrestit ndaj Emiljano Shullazin. Masa e sigurisë për të arrestuarit e tjerë , Armando Dani dhe Blerim Shullazi, do të jetë përkatësisht në ora 9:30 dhe 1:30. Seanca është shtyrë për shkak se Prokurorja që do mbronte akuzën tek Emiljano Shullazi është dhe prokurore tek gjyqi i Xhihadistëve, i cili u zhvillua sot tek e njejta gjykatë. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “shkatërrim të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit Jani Zaka (Arjan Zika), me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.

Avokati i Emiljano Shullazit tha se Emiljano Shullazi nuk i njeh personat që i akuzojnë për “shkatërrim të pronës me eksploziv” dhe gjobëvënie. Asnjëri prej të tre të arrestuarve nuk ka dhënë dëshminë pasi kjo duhet të ndodhë në prani të avokatit. Deri tani nuk ka shkuar asnjë prokuror për ti pyetur.

Po sot në këtë gjykate është degjuar mbrotja e 9 të imameve te akuzuar për rekrutim , pas pretencës së dhënë seancën e kaluar. Një prej të pandehurve si organizator i rekrutimit të shqiptarëve në Siri, Gerti Pashja deklaroi në seancë se çështja në ngarkim të tij dhe të të pandehurve të tjerë është e paragjykuar që pas ndërhyrjes së Ambasadës amerikane.